"Fermë" kanabisi në banesë, arrestohet 42-vjecari në Krujë

Aktualitet

"Fermë" kanabisi në banesë, arrestohet 42-vjecari

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Plant 5".

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Thumanë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion