Kanosën me thi'kë një shtetas dhe i morën paratë me forcë, nën hetim dy persona në Elbasan

Aktualitet

Kanosën me thi'kë një shtetas dhe i morën paratë
Një person është proceduar penalisht në Elbasan, ndërsa policia po punon për kapjen e një personi tjetër, pasi dyshohet se i kanë marrë me forcë një shumë të vogël parash një shtetasi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Elbasan, ku dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me thikë shtetasin dhe më pas i kanë marrë një shumë parash.

Pas marrjes së kallëzimit, Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë.

Për njërin prej tyre ka nisur procedimi penal, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër të dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion