Pamje të frikshme, futbollisti i njohur aksidentohet me makinë në Angli

Bota

Pamje të frikshme, futbollisti i njohur aksidentohet me makinë në
Futbollisti i njohur, Sorba Thomas, pati sot një aksident me makinë pranë qendrës stërvitore të Hull City. Sulmuesi i Hull Sitit tronditi futbollin në Angli, ndërsa pamjet e tregonin makinën e përmbysur.

Klubi anglez njoftoi se Thomas nuk ka asnjë dëmtim dhe është në gjendje të mirë. Thomas u transferua në ditën e fundit të merkatos. 

Hull City pagoi rreth 9 milionë euro për të blerë kartonin nga Stok Siti. 27-vjeçari ka kaluar thuajse të gjithë karrierën në Angli, teksa eksperienca e vetme në Francë është me Nantes.

“Hull City konfirmon me lehtësim se Sorba Thomas nuk ka pësuar lëndime pas një aksidenti rrugor pranë qendrës stërvitore të klubit në Cottingham.

Klubi është në dijeni të imazheve të makinës së Sorbës që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mund t’i sigurojë tifozët se ai nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ka dalë nga automjeti plotësisht i padëmtuar”, shkruan klubi anglez.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion