Kanabis në mes të fushës me misër në Greqi, dy shqiptarë në pranga

Aktualitet

Kanabis në mes të fushës me misër në Greqi, dy

Policia greke ka zbuluar një plantacion hashashi me të paktën 6000 fidanë kanabis. Ky është plantacioni i dytë i zbuluar brenda dy javësh.

Sipas mediave greke, në prangat e policisë ranë ranë kultivuesi kryesor dhe dy shqiptarë të cilët kujdeseshin për hashashin.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm në një sipërfaqe prej 20 hektarësh ku kultivohej misër në zonën rurale “Pavlos” në Orchomenos.

Pronar i plantacionit me misër ishte një grek nga Fthiotida. Por mes misrit ai kishte zgjedhur të kultivonte edhe hashash.

Shitja e kanabisit do të sillte mbi 12 milionë euro fitim.

Në zonën e plantacionit u gjetën dy shqiptarët që kujdeseshin për hashashin, ndërsa pak më vonë u arrestua edhe pronari i pronës.

Hetimet paraprake për përfshirjen e personave të tjerë po vazhdojnë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion