“Kam qarë çdo natë, më kapte ankthi”, Xheneta Fetahu rrëfen vështirësitë pas BBVK

Showbiz

“Kam qarë çdo natë, më kapte ankthi”, Xheneta

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të ndjeshëm për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia e famshme.

Në një video të publikuar në TikTok, modelja tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë psikologjike e shoqëruar me ankth.

“Kur dola nga Big Brother, kam qenë shumë keq. Kam qarë natë për natë, nuk guxoja të rrija vetë. Gjithë ditën më kapte ankthi vazhdimisht,” tha ajo.

Megjithatë, Xheneta bëri të ditur se gjendja e saj ka nisur të përmirësohet dhe po mundohet t’i rikthehet normalitetit.

“Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë,” shtoi ajo.

ME TE LEXUARAT