“Kam marrë 3 muaj rrogën kot”, Albano tregon si mashtroi pronarin për një vend pune

Aktualitet

“Kam marrë 3 muaj rrogën kot”, Albano tregon si mashtroi
Albano dhe Rigelsa e kanë kaluar pasditen në shoqërinë e njëri-tjetrit në verandë. Albano ka përfituar nga privatësia e tyre dhe ka ndarë me të disa detaje nga jeta personale, si dhe eksperiencen e tij në punën e tij të parë.

Aktori ka rrëfyer se si ka mashtruar pronarin në punën e tij të parë në Greqi, duke u hequr sikur ishte trajnuar si punonjë sigurie, por edhe duke mos treguar të vërtetën për moshën.

“Në 2004- 2005 kam ikur në Greqi, dhe kam punuar për 8 muaj atje, në një club si security. Për të marrë punën i thashë që jam i trajnuar. Më pyeti pronari sa vjeç je, 28 i thashë. Që 13 vjeç kam qenë i gjatë, i shëndoshë, me pak bark, shpatullgjerë, me mjekër. Nga këto fëmijët që rriten shpejtë”, rrëfeu Albano.

Më pas ai tregoi për eksperiencen e tij dhe momentin kur pronari e kuptoi që ai e kishte mashtruar dhe se në të vërtetë nuk ishte punonjës sigurie. Ai ka shtuar se ka marrë rrogën kot për 3 muaj.

“Punova nja 3 muaj security, deri sa plasi një dite sherri dhe aty e kuptuan, ja 200 veta u grindën, derisa vajtën këta security-t që ishin të trajnuar shkuan t’i ndanin. Ndërsa unë i shikoja nga larg dhe qeshja. Më tha një nga ato security-t në greqisht, që eja na ndihmo se s’po i mbajmë dot. I thashë leri le të lodhen dhe pastaj i nxjerrim të gjithë jashtë, aty ai e kuptoi që s’kisha asnjë lidhje me atë punë. Njëri i tha pronarit, dhe më pas më thërriti dhe tha më thuaj të vërtetën je apo nuk je security? Jo, i thashë. Më pas ai më tha ke 3 muaj që merr rrogën kot, po pse kot i thashë? Më pas më tha, po ja njëher që u bë sherr nuk ndërhyve. I thashë po të ishte bërë sherr më para do e kishit marr vesh më para”, ka treguar aktori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion