“Ka kërkuar të garojë për Bashkinë e Tiranës”, Lapaj tregon kërkesat e Shabanit: Donte të merrte 30 milionë në vit

Adriatik Lapaj ka komentuar ditën e sotme për mediat përplasjen politike mes tij dhe Endrit Shabanit, konflikt i nxitur për një mandat të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës.
Lapaj gjithashtu ka komentuar dhe dhe ambiciet e Shabanit për të garuar për Bashkinë e Tiranës, gjithashtu dhe kërkesën e këtij të fundit për të qenë drejtues i koalicionit për dy vitet e ardhshme. Avokati ka treguar se Shabani ka kërkuar që të drejtojë koalicionin duke kërkuar 30 milionë lekë në vit, ndërsa Lapaj thekson se nëse koalicioni do të vijonte të ishte ekzistent, do të mbahej vetëm me të ardhurat e gjeneruara nga KQZ.
Adriatik Lapaj: Ne kemi bërë fushatë në të gjithë Shqipërinë, ka qenë Endri Shabani që ka bërë fushatë në Tiranë, mund të kishte marrë shumë më shumë vota, por halli i vet.
Na ka kërkuar të garojë për Bashkinë e Tiranës dhe i kam thënë mendoje mirë dhe nëse vendos do të mbështes. Ka kërkuar drejtimin e koalicionit dy vitet e ardhshme dhe 30 milionë lekë në vit si drejtues koalicioni. I kam thënë që nëse koalicioni vazhdon, do funksionojë me lekët që sjell KQZ. Këto kanë qenë kërkesa të bëra gjatë muajit të kaluar dhe i kam thënë: të përfundojmë marrëveshjen e parë të bërë. Për këto kërkesa nuk i është thënë “Jo”.
Kërcënimet e mbështetësve të “Shqipëria Bëhet” “largojnë” nga banesa prindërit e Shabanit, Lapaj: Prindërit e Endrit kanë ngrënë bukë te familja ime


