Nën himnin e unitetit dhe paqes, One Albania përkrah edicionin e 12-të të Takimit të Xhazit

Në këtë botë me mijëra gjuhë e dialekte, muzika mbetet idioma e vetme që kapërcen kufijtë, kulturat dhe dallimet. Muzika është emëruesi i përbashkët i njerëzimit, që shkrin të gjithë tingujt në një gjuhë universale ndjesish dhe emocionesh.
I përqafuar në shumë vende si muzika e shpirtit, paqes, bashkimit dhe dialogut mes njerëzve; xhazi është rryma që i ka rezistuar të gjitha kohërave, duke u bërë pa dyshim frymëzim edhe për muzikën moderne të ditëve të sotme.

Këtë 20-21 korrik 2025, Korpusi Universitar është shndërruar në një skenë plot ngjyra, tinguj, emocione dhe energji të jashtëzakonshme për edicionin e 12-të të Takimit të Xhazit.
Eventi, i mbështetur nga lideri i telekomunikacionit One Albania, është hapësira artistike ku të rinjtë shqiptarë takohen me ritmet kubaneze. Ky edicion ka sjellë në Tiranë një nga emrat më të famshëm të muzikës blues dhe soul, “The original Blues Brothers Band”.

Të vendosur për të lidhur shqiptarët, qoftë nëpërmjet rrjetit më të mirë celular dhe fiks, por edhe nëpërmjet gjuhës së ndjesive dhe muzikës, One Albania përkrah artin dhe kulturën shqiptare, ëndërrimtarët dhe krijuesit.
Shembulli më i mirë i kësaj? “Hemingway Jazz Fest 12”, një event që tejkalon caqet e një festivali duke u kthyer në një përvojë që bashkon kulturat, gjeneratat dhe dashurinë për muzikën e mirë.