Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Basha: E mira triumfon gjithmonë mbi të keqen

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një reagim për Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Pëmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se mënyra më e mirë për ta nderuar Nënë Terëzën është që të vazhdojmë misionin që ajo nisi.
“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të mbjellur shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!”, shkruan Basha.
Më herët bëri një reagim për Nënë Terezën edhe kryeministri Edi Rama.


