Nëse po tentoni të humbni kile, ja ushqimet që duhet të konsumoni pa frikë

Njihuni me ushqimet që mund ti hani çdo ditë dhe nuk do ju shëndoshin. Padyshim që kjo e fundit është problem i shumë personave, femra apo meshkuj qofshin.
Vezët janë një ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë. Ato janë të pasura me ushqyes dhe përmbajnë pak kalori apo sheqer. Vezët janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina dhe minerale.

Vezët mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm dhe ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt të rëndësishëm ju mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat e Pyllit; Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat e tjera. Manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.

Arrorët; Karbohidratet e mira janë të rëndësishme. Sipas informacioneve ato gjenden tek farat dhe arrorët të cilët janë shumë të pasur me një larmi ushqyesish. Këtu përfshihen edhe yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.

Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalçium, kalium dhe proteina. Për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra të ndryshme dhe nuk bëhen të mërzitshme. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre.

Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër./AgroWeb


