“Jeni jashtë orarit”, policia u “qepet” kamionëve, shikoni çfarë ndodhi gjatë natës

Aktualitet

“Jeni jashtë orarit”, policia u “qepet”

Policia Rrugore ka gjobitur drejtuesit e 56 kamionëve në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë me masë administrative 3000 lekë secili për shkelje të urdhrit të lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe kufizimit të qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare.

Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021.

Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga qytetarët, Policia Rrugore shprehet se po ushtron kontrolle për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik.


Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion