Ekzekutuan presidentin e Haitit, Kolumbia detaje rreth vrasësve: U rekrutuan nga 4 kompani

Bota

Ekzekutuan presidentin e Haitit, Kolumbia detaje rreth vrasësve: U

Policia kolumbiane thotë se qytetarët e saj të përfshirë në vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moïse janë rekrutuar nga katër kompani dhe kanë udhëtuar në vendin e Karaibeve në dy grupe përmes Republikës Domenikane.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se do të dërgojnë zyrtarë të lartë të FBI-së dhe Sigurisë Kombëtare për të ndihmuar në hetime. Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit, Léon Charles, tha se 17 të dyshuar janë arrestuar lidhur me vrasjen e presidentit Moïse që tronditi vendin tashmë të pllakosur nga varfëria, dhuna e përhapur dhe paqëndrueshmëria politike.

Ndërsa hetimi përparon, vrasja i ngjan një komploti të ndërlikuar ndërkombëtar. Përveç kolumbianëve, midis të arrestuarve nga policia ishin edhe dy haitiano-amerikanë, të cilët janë cilësuar si përkthyes të sulmuesve.

Disa nga të dyshuarit u kapën gjatë një bastisje në Ambasadën e Tajvanit ku besohet se kishin kërkuar strehim. /VOA/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion