Rrebesh shiu dhe stuhi breshëri, surprizat e motit për këtë të shtunë. Planet për plazh...

Aktualitet

Rrebesh shiu dhe stuhi breshëri, surprizat e motit për këtë

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por, sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të paraqitet me kthjellime deri pak pas mesditës kur vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin duke sjellë kështu edhe rrebeshe shiu e breshëri. Këto kushte atmsoferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet.

Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në republikën e Maqedonisë se Veriut mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, të cilat më pas zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkurtra e të izoluara breshëri. Por sërisht mbrëmja ri-kthen motin e kthjellët. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion