"Je e shkurtër, e shpifur”, pas përdhunimit, e reja rrëfen në emision keqtrajtimin nga vjehrra

Njihuni me historinë e trishtë të Erit, vajza e cila ka treguar historinë e saj në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”. Ajo ka treguar se kur ishte 12-vjeçe u përdhunua, që i ndryshoi jetën. Ajo ka thënë se pasi ka rrëfyer këtë histori, ajo ka njohur një djalë, që sipas saj, gjërat nuk shkuan si mendoi.
“Nuk e di çfarë videosh më ka bërë, unë përgjigjem vetëm për gjërat banale që më ka çuar. Edhe unë e kam sharë, e pranoj, sepse e kam humbur toruan, pasi ka shumë vite që nuk më lë të qetë. Më thoshte që “të kam parë në Roskovec dhe do të të heq qafe”. Unë e kam humbur toruan, se dhe policia nuk po reagon fare. Deri para dy javësh nuk më ka lënë të qetë me mesazhe. Flet për gjëra, që as unë vet nuk e di për çfarë. Unë kam qenë njëherë në Roskovec, mora një ilaç për pastrimin e xhamave të syve, dhe ai më thotë që më ka parë.
Pas emisionit, unë njoha një djalë nga Laçi, 27 vjeç. U gëzova, sepse e pashë si dritë jeshile për jetën time. Më erdhi në shtëpi, më kërkoi dorën, takoi nënën e të gjithë familjarët e mi. Kam shkuar te shtëpia e tij, qëndrova për rreth 10 ditë. Këtë djalin e njoha përmes “Facebook”. Në kopertinë të “Facebbok” tim unë kam foton e librit tim, dhe ai më tha që e kishte parë librin tim dhe që do më qëndronte në krah gjithë jetën. Unë nuk e besova shumë, por nuk e di pse m’u duk si dritë jeshile. Erdhi bashkë me nënën e tij këtu në shtëpinë time, takoi familjarët.
Unë e njoha, kur erdhi në shtëpinë time, por kishim folur me video. Edhe mami im u step pak, se më tha që kam vetëm 24 orë që flas me të, edhe babi nuk ishte dakord, pasi nuk e njihnim. Unë kam shumë nevojë të largohem nga këtu, kam shumë nevojë për dikë që të më dojë dhe mendova se e gjeta këtë person, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Unë shkova te familja e tij, aty filluan të më thonin “je e shkurtër, nuk je për djalin tonë, ai është më i mirë”. Nëna e djalit, që quhej Eri, nuk dinte gjë për historinë time. Unë dje u largova nga banesa e tyre dhe ajo e mori vesh vetëm dje. Qëndrova për rreth 10 ditë atje. Eri ishte shumë i qetë, më përqafonte. Babai i tij më priti shumë mirë, me të pata marrëdhënie shumë të mirë, nuk më gjykonte, nuk më thoshte as jam e shkurtër, as e shëmtuar, as e shpifur, thjesht më tha të kem mendjen dhe të mos bëj gabime. Por të tjerët më bullizonin jashtëzakonisht”, rrefeu ajo./BW


