Vaksina e “Johnson& Johnson” shkakton çrregullime neurologjike?

Bota

Vaksina e “Johnson& Johnson” shkakton çrregullime
Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar të paktën 100 raste të personave me çrregullime neurologjike, pas aplikimit të vaksinës kundër Covid 19, Johnson & Johnson. Ky është një çrregullim i rrallë, që ka ngritur alarmin për përdorimin e vaksinës, aq shumë të debatuar në SHBA.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëron për një "rrezik në rritje" të zhvillimit të sindromës Guillain-Barré, një çrregullim i rrallë neurologjik i lidhur me vaksinën Johnson & Johnson.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë identifikuar 100 raste të raportuara të njerëzve me këtë syndrome nga gati 12.5 milion doza të kësaj vaksine, e cila aplikohet vetëm një herë.

Nga këto 100 raste, në 95 forma e sëmundjes ishte e rëndë dhe këta individë kishin nevojë për shtrim në spital. Një prej pacientëve humbi jetën.

Sindroma Guillain-Barré është një sëmundje e rrallë neurologjike në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon nervat, duke bërë që pacienti të paralizohet dhe të mpiket - zakonisht në duar dhe këmbë.


Helmimi i qytetarëve në Deçan, presidentja Osmani kërkon urgjentisht hetim

Nga Kavavija në Tiranë për 250 euro, arrestohen bangladeshasi që transportonte emigrantë të paligjshëm
Në raste të rënda, muskujt e frymëmarrjes nuk punojnë si duhet. Kjo sëmundje prek midis 3,000 dhe 6,000 njerëz çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i FDA-së ishte një goditje tjetër për vaksinën Johnson & Johnson (J&J), e cila mori një licencë emergjence në SHBA në shkurt dhe u pezullua për dhjetë ditë në prill, pas raporteve të rasteve të grave që pas vaksinimit patën mpiksje të gjakut, e kombinuar me numër të ulët të trombociteve.

Zyrtarët shëndetësorë më në fund kanë vendosur që përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion