U përdhunua 12 vjeçe, e reja rikthehet me tjetër rrëfim rrëqethës: Pas emisionit njoha një djalë nga Laçi, kur i…

Aktualitet

U përdhunua 12 vjeçe, e reja rikthehet me tjetër rrëfim

Fati e përballi me sfida të rënda, jeta e saj lundronte mbi akull. Një vajzë e bukur me shpirtin e pastër si të engjëjve, e gjendur padrejtësisht në një shoqëri patriakale. Jeta e saj është një shuplakë e forte për këdo që e mëson, pasi kur ajo kishte nevojë për mbështetje askush nuk iu gjend pranë, madje as familja.

Eri sot është një vajzë e rritur që jetën e saj e ka gdhendur në një libër, ku sa herë shfleton fletët e tij , nuk ka sesi mos të lotosh. Eri mbërriti në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” dhe rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete mbushur plot dhimbje. Fare e vogël, vetëm 12-vjeç u përdhunua dhe u dhunua. Eri mes lotësh rrëfeu momentet e asaj nate të erret që i mori fëmijërinë së bashku me ëndrrat.

Por jeta e saj filloi të merrte ngjyra dhe buzëqeshja sapo kishte filluar të çelte në fytyrën e saj. Por, krejt papritur, Eri u gjend para një situate për të cilën nuk e dëshironte kurrë të ishte. Ajo është rikthyer sërish në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, ku ka rrëfyer e prekur historinë e re rrëqethëse, me të cilën është përballur, raporton “BalkanWeb”.


Pjesë nga rrëfimi i të resë:

Nuk e di çfarë videosh më ka bërë, unë përgjigjem vetëm për gjërat banale që më ka çuar. Edhe unë e kam sharë, e pranoj, sepse e kam humbur toruan, pasi ka shumë vite që nuk më lë të qetë. Më thoshte që “të kam parë në Roskovec dhe do të të heq qafe”. Unë e kam humbur toruan, se dhe policia nuk po reagon fare. Deri para dy javësh nuk më ka lënë të qetë me mesazhe. Flet për gjëra, që as unë vet nuk e di për çfarë. Unë kam qenë njëherë në Roskovec, mora një ilaç për pastrimin e xhamave të syve, dhe ai më thotë që më ka parë.

Pas emisionit, unë njoha një djalë nga Laçi, 27 vjeç. U gëzova, sepse e pashë si dritë jeshile për jetën time. Më erdhi në shtëpi, më kërkoi dorën, takoi nënën e të gjithë familjarët e mi. Kam shkuar te shtëpia e tij, qëndrova për rreth 10 ditë. Këtë djalin e njoha përmes “Facebook”. Në kopertinë të “Facebbok” tim unë kam foton e librit tim, dhe ai më tha që e kishte parë librin tim dhe që do më qëndronte në krah gjithë jetën. Unë nuk e besova shumë, por nuk e di pse m’u duk si dritë jeshile. Erdhi bashkë me nënën e tij këtu në shtëpinë time, takoi familjarët. Unë e njoha, kur erdhi në shtëpinë time, por kishim folur me video. Edhe mami im u step pak, se më tha që kam vetëm 24 orë që flas me të, edhe babi nuk ishte dakord, pasi nuk e njihnim. Unë kam shumë nevojë të largohem nga këtu, kam shumë nevojë për dikë që të më dojë dhe mendova se e gjeta këtë person, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Unë shkova te familja e tij, aty filluan të më thonin “je e shkurtër, nuk je për djalin tonë, ai është më i mirë”. Nëna e djalit, që quhej Eri, nuk dinte gjë për historinë time. Unë dje u largova nga banesa e tyre dhe ajo e mori vesh vetëm dje. Qëndrova për rreth 10 ditë atje. Eri ishte shumë i qetë, më përqafonte. Babai i tij më priti shumë mirë, me të pata marrëdhënie shumë të mirë, nuk më gjykonte, nuk më thoshte as jam e shkurtër, as e shëmtuar, as e shpifur, thjesht më tha të kem mendjen dhe të mos bëj gabime. Por të tjerët më bullizonin jashtëzakonisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion