Ivica Daçiç njofton vrasjen e Fatjon Hajrizit, i kërkuar për ekzekutimin e policit serb

Aktualitet

Ivica Daçiç njofton vrasjen e Fatjon Hajrizit, i kërkuar

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.

Mediat serbe raportojnë se Harizi është vrarë në afërsi të Loznicës.

Ivica Daçiç njofton vrasjen e Fatjon Hajrizit, i kërkuar

Me heret Ministria e Brendshme e Serbisë deklaroi se po e kërkonte Faton Hajrizin për vrasjen e policit dhe plagosjen e efektivit tjetër një ditë më parë në Serbi.

MPB ka shpërndarë fotografinë e tij në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në lokalizimin e tij.

Në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit, i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Por, Daçiç tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë. “Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiç.

Ministri i Brendshëm serb po ashtu njoftoi se policia ka arrestuar Mithat Haxhiqin nga Tutini në jugperëndim të Serbisë, i cili dyshohet se e ka shoqëruar të dyshuarin nga Presheva në drejtim të Lloznicës me makinë.

ME TE LEXUARAT