Iu sekuestrua 'Lamborghini' me vlerë 160 mijë euro, kush është Sahit Shpataj, i riu jeton në Amerikën Latine

Aktualitet

Iu sekuestrua 'Lamborghini' me vlerë 160 mijë euro, kush

Personi në foto është Sahit Shpataj, i riu që iu sekuestrua makina me vlerë 160 mijë euro 'Lamborghini Urus' nga Policia e Tiranës. Të riut i është bërë 2 herë postobllok nga policia dhe nuk ka ndaluar asnjëherë dhe mbrëmjen e djeshme u mor vendimi për sekuestrimin e makinës. Dyshohet se kjo makinë vjen nga burime kriminale pasi i riu jeton në Amerikën Latine.

Kush është Sahit Shpataj?

Sahit Shpataj nuk është emër i panjohur për policinë e Tiranës. Një ndër veprat penale për të cilat ai ka rënë në pranga më parë është regjistruar në vitin 2014, kur ky i fundit u prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës.

Ngjarjet e përsëritura ishin shënuar kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë.

Sipas policisë Sahit Shpataj ndalonte automjetet që kalonin në vendin e lartpërmendur, duke u hequr si punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera personale. Edhe në momentin që ai është arrestuar, në atë kohë 23 vjeç, ai mbante veshur uniformën e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion