Burra që rrahin gratë dhe fëmijët, arrestohen 3 kryefamiljarë dhunues në Tiranë

Aktualitet

Burra që rrahin gratë dhe fëmijët, arrestohen 3

Fenomeni i dhunës në familje vijon të jetë problematik në kryeqytet.

Vetëm në 24 orë, policia e Tiranës ka çuar pas hekurave 3 burra, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve, e madje edhe fëmijëve të tyre.

“U arrestuan shtetasit: N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata; - G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur. - A. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij”, informon policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion