Ishte nën një pemë dhe i ra sharra elektrike mbi këmbë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Larisa, ku pak para orës 6 të mbrëmjes, ndodhej nën një pemë duke punuar me sharrë elektrike, raporton media greke Protothema.
Në rrethana të paqarta, 50-vjeçari ka humbur kontrollin e sharrës elektrike që mbante, duke bërë që të rrezohej nga pema dhe mjeti prerës të binte sipër këmbës së tij.
Prerja që shkaktoi sharra ishte në arterien femorale, duke sjellë gjakderdhje të pakontrollueshme, për të rezultuar në vdekjen e tij.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e mori të lënduarin, por 50-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.


