Nis hetim ndaj Marine Le Pen, dyshohet se fushata e saj është financuar në mënyrë të paligjshme

Bota

Nis hetim ndaj Marine Le Pen, dyshohet se fushata e saj është

Një hetim mbi financat e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 së lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen është hapur nga prokuroria në Francë.

Zyra e prokurorit të Parisit njoftoi të martën se një hetim ishte hapur javën e kaluar për të shqyrtuar akuzat mbi financimin e fushatës së Le Pen, të cilat përfshijnë përvetësim, falsifikim, mashtrim dhe një pretendim të mëtejshëm se një kandidat në një fushatë elektorale pranoi një hua, sipas The Guardian.

Le Pen dhe partia e saj kanë mohuar më parë akuzat në lidhje me financimin e fushatës.

ME TE LEXUARAT