Ish-hetuesja e Millosheviçit: Haga nuk u krijua kurrë për të dhënë drejtësi

Aktualitet

Ish-hetuesja e Millosheviçit: Haga nuk u krijua kurrë për

Nevenka Tromp, ish-anëtare e ekipit hetimor në tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha se Gjykata Speciale “nuk ishte krijuar kurrë për të dhënë drejtësi”.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë diçka që unë tani e quaj “drejtësi të humbësit”. Pse? Sepse u krijuan si një lloj mënyre për të qetësuar një Serbi shumë, shumë kokëfortë.

Një Serbi që e humbi luftën dhe jo vetëm luftën e Kosovës. Serbia i humbi të gjitha luftërat që nisi në vitet ’90. Por, bota e jashtme, në një farë mënyre, dëshiron ta mbajë Serbinë në procesin e normalizimit, të negociatave dhe dialogut me Kosovën.

Dhe Serbia është gjithmonë problematike. Në vitin 2010, kur Serbia nisi këtë fushatë për demonizimin e shqiptarëve të Kosovës dhe kriminalizimin e UÇK-së, bota e jashtme – të njëjtat shtete demokratike që kishin ndihmuar në krijimin e Tribunalit për ish-Jugosllavinë – në njëfarë mënyre iu nënshtruan presionit të Serbisë dhe vendosën të krijonin këtë gjykatë.

Pra, kjo gjykatë nuk ishte krijuar kurrë për të dhënë drejtësi. Ishte një gjykatë e krijuar për të qetësuar palën serbe, humbësen e luftës”, tha Tromp.

“Dhe kjo është arsyeja pse debati sot është pothuajse i tepërt. Gjykata nuk mund të jepte drejtësi, sepse ajo nuk u krijua për të dhënë drejtësi. Ajo ishte e njëanshme dhe e politizuar që nga dita e parë”, shtoi Tromp.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion