Aeroporti i Vlorës, nis arbitrazhi/ Reagon Pacolli: U pezullua prishja e kontratës. MIE: Fitore për ne

Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, nis arbitrazhi/ Reagon Pacolli: U pezullua prishja e

Përplasja për Aeroportin e Vlorës ka kaluar në arbitrazh ndërkombëtar, ndërsa palët japin interpretime të ndryshme për vendimin e fundi.

Më 16 shtator arbitri i emergjencës pranë ICC-së urdhëroi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet përkohësisht nga veprime që mund të përkeqësojnë mosmarrëveshjen gjatë procedurës së arbitrazhit. Investitori Behgjet Pacolli i bëri thirrje qeverisë të rikthehet në dialog.

“Arbitri i emergjencës e ICC-së, në kuadër të procedurës me seli në Londër, nxori një urdhër paraprak që i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet, gjatë procedurës së emergjencës, nga çdo veprim lidhur me ndërprerjen e koncesionit që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose të cenojë këtë procedurë. Ky urdhër duhet respektuar. I bëj thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të krijojë kushtet për një dialog institucional dhe konstruktiv”.

Por ministria e Infrastrukturës e interpreton ndryshe vendimin. Sipas saj, arbitri ka rrëzuar dy nga tre kërkesat e VIA-s, përfshirë kërkesën për pezullimin e zgjidhjes së kontratës. Ministria thotë se kontrata ka hyrë në fuqi dhe se masa e dhënë është vetëm e përkohshme.

“Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Arbitri i Emergjencës rrëzoi tërësisht dy nga tri kërkesat e VIA-s. E vetmja masë e urdhëruar ishte ruajtja e kufizuar dhe e përkohshme e status quo-së, derisa të konstituohet tribunali i arbitrazhit dhe të jetë në gjendje ta shqyrtojë çështjen”.

Panorama aktuale është që Pacolli kërkon dialog dhe vazhdimin e punimeve, ndërsa qeveria këmbëngul se kontrata është zgjidhur. Nëse vazhdohet kështu, çështja pritet të shqyrtohet në themel nga tribunali i arbitrazhit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion