Pogradec, Policia arreston dy nga personat që dhunuan familjarët e komisionerit të PS, në kërkim 4 të tjerë

Aktualitet

Pogradec, Policia arreston dy nga personat që dhunuan familjarët e

Policia e Pogradecit arrestoi dy nga personat të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit Entin Gega, i cili u dhunua nga Luan Tollozhina, mbështetës i PD.

Ata akuzohen për veprat penale "Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje". Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë.

Sipas policisë nipi dhe vëllai i Luan Tollozhinës shkuan në afërsi të banesës së komisionerit Gega, dhe dhunuan djalin dhe bashkëshorten e tij.

Gega ka deklaruar se konflikti nisi pasi ai së bashku me të bijën e Tollozhinës po debatonin lidhur me procesin e votimin, sa i përket votimit të personave me aftësi të kufizuar.

Sipas dëshmisë së komisionerit socialist, pas këtij debati ka qenë Tollozhina ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me pretendimin se po i ngacmonte të bijën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë  kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T 

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit  A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale " Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Incident i rëndë në QV-në e Pogradecit, goditi me grusht komisionerin, nipërit e autorit i dhunojnë edhe familjen

Incidente te renda kane ndodhur ne nje qender votimi ne Pogradec.

Pasi policia vuri në pranga simpatizantin e Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, i cili dhunoi komisionerin socialist dhe një votuese, nipërit e 63-vjeçarit kanë dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Pogradec, Policia arreston dy nga personat që dhunuan familjarët e

Policia tha se rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

ME TE LEXUARAT