Ilir Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, caktohet gjyqtari i ri i çështjes

Aktualitet

Ilir Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, caktohet

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes, ndërsa në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.

Raportohet se pritet që në ditët në vijim të përcaktohen edhe dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt.

Në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës kundër masës së sigurisë “arrest në burg”, me të cilën ai kërkon lirimin e menjëhershëm, si edhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs.

Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale.

 

 

 

ME TE LEXUARAT