Ilir Meta "vesh" bardheblu heroin e 2 korrikut 1990: Një foto me Yllin e demokracisë

Aktualitet

Ilir Meta "vesh" bardheblu heroin e 2 korrikut 1990: Një foto me

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur që këtë Fitër Bajram ta kalojë pranë familjes Bodinaku, një familje e njohur tiranase. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Meta ka postuar një foto krah Ylli Bodinakut, heroit të demokracisë shqiptare, i cili mesa duket është dhe një tifoz i zjarrtë i bardhebluve.

“Nga sofra bujare e familjes së dashur dhe patriotike tiranase Bodinaku, së bashku me Yllin e demokracisë, ju uroj edhe njëherë: Gëzuar Fitër Bajramin!”, shkruan Meta.

Ylli Bodinaku njihet nga të gjithë si personi i cili më 2 korrik 1990 çau murin e Ambasadës Gjermane. Në 2 korrik 1990 me mijëra shqiptarë u dyndën në Ambasadën gjermane, me shpresën për tu larguar nga vendi. Ishte pikërisht kjo Ambasada e cila u bë nisja e asaj që u quajt “ngjarjet e ambasadave”.

Por, simboli i asaj dite, ishte një kamion i cili çau në mes murin e Ambasadës Gjermane.

Ishte një djalë rebel, trim, i cili vendosi që të ndërmerrte këtë hap. Ai ishte Ylli Bodinaku, i riu nga Tirana, i cili u quajt nga Ambasada aso kohe “hero”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion