U përfol se ishte ndarë nga bashkëshorti, këngëtarja shqiptare habit me postimin e fundit

Showbiz

U përfol se ishte ndarë nga bashkëshorti, këngëtarja

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur shumë në median rozë sa i përket martesës dhe marrëdhënies së saj me bashkëshortin.

Prej disa kohësh, këngëtarja nuk ishte shfaqur me bashkëshortin e saj në postimet e ndryshme në rrjetet sociale por ditën e sotme mesa duket Adelina ka vendosur t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet rreth martesës së saj.

Tahiri ka publikuar portretin familjar në Instagramin e saj, përmes të cilit i ka uruar të gjithë ndjekësve festën e Bajramit.

Në galerinë e fotove të postuara, Tahiri shfaqet përkrah djalit dhe bashkëshortit të saj, ku të tre janë kombinuar më së miri, duke u veshur me të zeza.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë kohë më parë, Adelina pranoi se martesa e saj po kalonte një krizzë.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime” u shpreh Adelina.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion