Ilaçe kontrabandë drejt vendit tonë, arrestohen pesë shqiptarë të Kosovës! Sekuestrohen mbi 1 mln tableta dhe 300 mijë euro

Aktualitet

Ilaçe kontrabandë drejt vendit tonë, arrestohen pesë

Një sasi e madhe ilaçesh janë sekuestruar, pasi pesë shqiptarë të Kosovës tentuan t’i kontrabandojnë në vendin tonë.

Personat e përfshirë janë vënë në pranga, ata janë: B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.

Dyshohet se ilaçet përdoreshin si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit”, nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), janë konstatuar 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 417.1 kg.

Sekuestrohen 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara (me peshë 417.1 kg), 300 000 euro të cilat njëri prej të arrestuarve nuk i kishte deklaruar në PKK Rinas, si dhe 6 celularë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 300 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion