IKMT aksion për prishjen e 40 ndërtesave në Vlorë

Aktualitet

IKMT aksion për prishjen e 40 ndërtesave në Vlorë

IKMT vijon aksionin e shembjeve të objekteve pa leje në Vlorë.

Mëngjesin e së enjtes janë përqendruar në zonën e plazhit të vjetër, ku ka nisur prishja e një bar kafeje që funksionon gjatë verës, me bazë hekur dhe betoni.

Nga aksioni i nisur një ditë më parë, deri tani nuk ka pasur kundërshti nga banorët. Për shkak se po shemben objekte që nuk janë në funksion dhe objekte të braktisura. Në total janë lajmëruar të shemben 40 objekte. Ndër të cilët edhe objekte banimi. Sipas IKMT janë lajmëruar edhe pronarët e objekteve.

Pritet për tu parë situata në vazhdimësi, por deri tani asnjë kundërshti.

ME TE LEXUARAT