I vuri zjarrin kullotave në Dropull, arrestohet 52-vjeçari

Aktualitet

I vuri zjarrin kullotave në Dropull, arrestohet 52-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar nga Libohova me inicialet R.H. pasi u gjet duke ndezur zjarr në kullotat e fshatit Terihat, Dropull dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Dëmet nga zjarret kanë qenë të jashtëzakonshme vitin e kaluar me dëme kolosale në prona kullota, bagëti ndërsa nga zjarrvënia e qëllimshme kanë humbur jetën dy persona dhe lënduar disa të tjerë.

Libohovë.

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 52 vjeç, banues në Libohovë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ndezur zjarr në kullotat e fshatit Terihat, Dropull dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT