“Do të ketë pasoja nëse…”/ BE-ja do të zhvillojë një samit të tensionuar me Kinën

Bota

“Do të ketë pasoja nëse…”/ BE-ja do të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të zhvillojnë një takim virutal me liderin kinez, Xi Jinping më 1 prill.

Ata planifikojnë te paralajmërojnë Pekinin se do të ketë pasoja nëse i ofron ndihmë Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Ky samit mbahet në kohën kur raportet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë më delikate se kurrë më parë, teksa rreshtimi i Pekinit me Rusinë në luftën e saj në Ukrainë ka dëmtuar raportet veçse të tensionuara me Brukselin, që ishin përkeqësuar pas një sërë tensionesh tregtare dhe gjeopolitike.

“Në samitin e Kinës, ka një pajtim të madh midis përfaqësuesve të BE-së se nuk do të jetë një samit i zakonshëm dhe se Brukseli nuk duhet të jetë naiv”, tha një diplomat evropian.

Partneriteti i Pekinit me Moskën ka qenë në qendër të vëmendjes që prej se presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje strategjike në fillim të shkurtit.

Por, përqendrimi në këtë partneritet është rritur pas pushtimit rus të Ukrainës.

Një raport i inteligjencës perëndimore pretendoi se Kina ishte në dijeni të planeve të Kremlinit për ta pushtuar Ukrainën dhe madje i kishte kërkuar Moskës që ta shtynte nisjen e pushtimit deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Ndërkaq, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake dhe mbështetje ekonomike pasi Perëndimi i vendosi sanksione Moskës.

Kina i ka hedhur poshtë këto dy pretendime dhe deri më tani qetësisht i ka respektuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, por Pekini po ashtu nuk ka dhënë shenja se do të heqë dorë nga raporti strategjik që ka ndërtuar me Kremlinin.

Në samit, Brukseli po ashtu po kërkon që t’ia bëjë me dije Pekinit se rreshtimi i tij me Rusinë mund të dëmtojë raportet e tij me BE-në, që është një prej raporteve më të mëdha ekonomike në botë dhe më 2021, tregtia dypalëshe arriti vlerën e 828 miliardë dollarëve.

“Është e qartë se Rusia është e kënaqur që e ka Kinën në anën e saj dhe është e qartë se kjo e ka trimëruar Moskën”, tha një tjetër diplomat evropian.

“Kina duhet të përpiqet të ndikojë mbi Rusinë që të arrihet armëpushim, të krijohen korridore humanitare që funksionojnë dhe përfundimisht të fillojë bisedimet e paqes.

Por, me gjasë nuk mund të luajë rolin e ndërmjetëses, në kuptimin klasik të fjalës”.

ME TE LEXUARAT