I vranë kunatin dhe i plagosën dy djemtë Gentjan Bejtjas, policia shoqëron 3 persona

Aktualitet

I vranë kunatin dhe i plagosën dy djemtë Gentjan Bejtjas, policia

Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në oborrin e banesë së Gentjan Bejtjas.


Sipas uniformave blu nga ky atentat ka humbur jetën një 29 vjeçar dhe janë plagosur dy djemtë e mitur të Gentjan Bejtjas 13 dhe 10 vjeç.

Deri më tani me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.


“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtja., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi Ramazan Sino,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e viktimës).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT