I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet italiani në Rinas
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 11:39
Aktualitet

Në Rinas është arrestuar një italian i shpallur në kërkim për mashtrim.
Në pranga ka rënë G. L., 49 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

