I shpallur në kërkim për vrasje, policia greke kap shqiptarin në Qafë-Botë

Aktualitet

I shpallur në kërkim për vrasje, policia greke kap shqiptarin

Policia greke, në kuadër të përforcimit të masave në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (Qafë-Botë), kanë kapur një shtetas shqiptar të kërkuar për vrasje.

Shqiptari është ndaluar në mbrëmje, nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës.

Ai ka tentuar të futej në Greqi përmes pikës së kalimit kufitar.

Siç rezultoi, ai ishte person i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, për veprën penale “vrasje me dashje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion