Tragjedi brenda familjes! Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb jetën edhe babai brenda pak orësh

Bota

Tragjedi brenda familjes! Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, në një familje të njohur në Apeninet e Modenës, pronarë të një hoteli. Djali 36-vjeç, i identifikuar si Fabio Marchioni humbi jetën në një aksident në lumin Dardagna.

Disa orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni u gjet po ashtu i vdekur nën urën Leo në Fanano. Ai nuk mundi të përballonte vdekjen e të birit. Alarmi për vdekjen e djalit u dha pasditen e së martës, kur trupi i tij u pa në lumin Dardagna.

Sipas mediave italiane, raportohet se ka qenë një aksident tragjik. I riu ishte zhytur në lumë, por goditja në kokën e tij ishte aq e fortë saqë ai humbi menjëherë ndjenjat dhe nuk mundi të shpëtonte. Përfshirja e palëve të treta në incident është përjashtuar, megjithëse mundësia e një akti ekstrem nuk është përjashtuar plotësisht.

Por, për këtë familje tragjeditë nuk kanë pasur fund. Prindërit e kishin humbur një vajzë disa vite më parë si pasojë e një aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion