Aksident në aksin Rrogozhinë-Peqin, përplasen dy makina, plagosen dy persona

Aktualitet

Aksident në aksin Rrogozhinë-Peqin, përplasen dy makina, plagosen

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në mesditë në aksin Rrogozhinë-Peqin.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion