I sekuestruan celularin, Ajola Xoxa seancë në GJKKO

Aktualitet

I sekuestruan celularin, Ajola Xoxa seancë në GJKKO

Zhvillohet sot në GJKKO seanca për Ajola Xoxën, e cila ka bërë kërkesë për kthimin e celuarit që iu sekuestrua me urdhër të SPAK.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 8 masa sigurie më (10 Shkurt), ku ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u caktua “arrest me burg”, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij “detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës në GJKKO, më 12 Shkurt, për rivlerësimin e masës së sigurisë, togat e zeza zëvendësuan masën për Ajola Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

ME TE LEXUARAT