Pësoi aksident dhe doli nga mjeti së bashku me pasagjerët, shoferi 28-vjeçar vdes pasi përplaset nga një makinë tjetër

Aktualitet

Pësoi aksident dhe doli nga mjeti së bashku me pasagjerët,

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë ka marrë përpara një 28-vjeçar I cili pak momente më parë ishte aksidentuar.

Sipas bluve, i riu sapo kishte dalë nga makina me pasagjerët e aksidentuar dhe menjëherë më pas është përplasur nga një mjet tjetër.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT