I rrethuar nga efektivë të RENEA-s, Safet Bajri mbërrin në Policine e Tiranës

Aktualitet

I rrethuar nga efektivë të RENEA-s, Safet Bajri mbërrin në

Safet Bajri ka mbërritur në ambientete e Policisë së Tiranës, pas arrestimit nga forcat RENEA.

Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër.

Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.

Pas ndalimit ne Shkoder, Bajri eshte transportuar me mjetet e repartit RENEA ne drejtim te Tiranes ku pritet ti nenshtrohet procedurave te hetimit.

Safet Bajri dyshohet për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Fatbardh Lici është vëllai i  Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit.


Bajri akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ai po hetohet edhe në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij, Behar Bajri.

I rrethuar nga efektivë të RENEA-s, Safet Bajri mbërrin në

 

ME TE LEXUARAT