“Falsifikimi i vulave dhe shkelja e barazisë në tendera, AMP vë në pranga 4 efektivë policie

Aktualitet

“Falsifikimi i vulave dhe shkelja e barazisë në tendera, AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4 masa sigurie për 4 punonjës policie, më konkretisht:

Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim me inciale H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim me iniciale E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.
Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim me iniciale J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim me iniciale I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.

ME TE LEXUARAT