Alarmi për bombë, reagon kolegji "Turgut Ozal": Situata nën kontroll, njoftimi ishte i rremë

Aktualitet

Alarmi për bombë, reagon kolegji "Turgut Ozal": Situata

Pas alarmit për bombë në ndërtesën e kolegjit turk, “Turgut Ozal”, vjen reagimi I parë n ga drejtuesit e institiucionit. Drejtuesit e shkollës shprehen se situate ndodhet nën kontroll dhe se janë marrë të gjithë masat pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë.

“{Shkolla “Turgut Ozal” njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit.

Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë.

Falënderojmë policinë e shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin!

Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prinderit tane për korrektësinë dhe bashkëpunimin!”

ME TE LEXUARAT