I rrëshqiti shokut nga duart, si ndodhi ngjarja tragjike në Shqipëri ku vdiq 23-vjeçarja holandeze

Aktualitet

I rrëshqiti shokut nga duart, si ndodhi ngjarja tragjike në

Një turiste ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi u rrëzua nga një shkëmb në jug të Shqipërisë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Filikurit, në zonën e Potamit në Himarë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën pas një rrëzimi nga lartësia.

Disa turistë të huaj, adhurues të sporteve aventuriere si alpinizmi dhe hiking-u, kanë zgjedhur të zbresin drejt plazhit përmes terrenit të thepisur shkëmbor, duke shmangur rrugën e zakonshme detare me mjete lundruese apo këmbësore.

Sipas të dhënave paraprake, 23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj, ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka shkarë duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18-vjeçare ka marre plage nga rënia e gurëve por jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ky është një rast tjetër që tregon rrezikshmërinë e aventurave në terrene të papërshtatshme dhe nevojën për kujdes të shtuar nga të gjithë ata që eksplorojnë natyrën jashtë rrugëve të sigurta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion