I riu thur plan ‘hakmarrjeje’ ndaj një vajze, policia gjen të djegur makinën në Korçë dhe...

Aktualitet

I riu  thur plan ‘hakmarrjeje’ ndaj një vajze, policia gjen

Makina “Toyota” e një 32-vjeçareje është djegur qëllimisht në Korçë.

Burimet nga policia thanë se kanë arrestuar autorin e zjarrvënies.


Gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta, teksa 31-vjeçari A.Gj ka menduar të “hakmerret” në këtë mënyrë, pas konfliktit që kishte me vajzën një vit më të madhe.

Nuk ka detaje të tjera mbi ngjarjen, teksa i riu tani do të përballet me akuzën e ngritur nga policia.

Njoftimi nga Policia e Korçës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion