SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres

Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Sot do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit duke i hapur rrugë arrestimit të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe 7 lotet e Unazës së Madhe.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion