I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

Aktualitet

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 29 vjeçarin, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT