E rëndë/ Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan, dyshimet paraprake

Aktualitet

E rëndë/ Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar

Një ngjarje e rëndë është raportuar paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan, ku një person i moshuar është gjetur i pajetë dhe i gjakosur në rrugë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, kur është njoftuar se një i moshuar ndodhej i shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë, pranë Markatës së Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur, për shkaqe që ende nuk janë të qarta, është rrëzuar në tokë.

Pas rrëzimit, i moshuari ka pësuar dëmtime dhe pavarësisht ndërhyrjes, ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion