Krimi në Shkodër, flet xhaxhi i viktimës: Si e gjetëm Pavlin Prekën!

Aktualitet

Krimi në Shkodër, flet xhaxhi i viktimës: Si e gjetëm Pavlin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën ku 20-vjeçari Pavlin Preka u gjet i vrarë në banesën e tij.

Xhaxhi i viktimës në një prononcim për mediat tha se Preka nuk ka qenë fëmijë problematik dhe nuk dihen rrethanat e plota të krimit.

"E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu.

Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë.

Jo ça problematik, s'është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel", tha xhaxhi.

ME TE LEXUARAT