Tmerr në Athinë/ Daja ngacmoi seksualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin homoseksual: Doja të kënaqja…

Aktualitet

Tmerr në Athinë/ Daja ngacmoi seksualisht nipërit 2 dhe 4

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 20-vjeçar me shtetësi rumune ka ngacmuar seksualisht dy nipërit, përkatësisht të moshës 2 dh 4 vjeç.

Ajo që është edhe më e tmerrshme është se e gjitha ndodhi në prani të mikut 40-vjeçar homoseksual të dajës, me origjinë shqiptare. Dy burrat madje i kanë filmuar aktet e tyre me dy fëmijët, të moshës vetëm dy dhe katër vjeç.

Dy autorët u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, ndërsa raportohet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e fëmijëve, motra e 20-vjeçarit, ia kishte lënë fëmijët për t’u kujdesur.

Mediat greke theksojnë se ndaj fëmijëve janë kryer akte të turpshme, po fatmirësisht ata nuk janë përdhunuar. Gjithçka u zbulua kur 4-vjeçari po kryente veprime të çuditshme, për të cilat i tha nënës se i kishte kryer më parë edhe me dajën.

Nëna e fëmijës, e tmerruar nga ajo që po dëgjonte, menjëherë paraqiti një ankesë tek autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, dhe më pas u lëshua një urdhër arresti për dy burrat.

Edhe më skandaloz është fakti se dy burrat filmonin aktet e neveritshme që kryenin ndaj të miturve dhe i kishin ato të ruajtura në telefonat e tyre celularë. Në fakt, telefoni celular i 20-vjeçarit u gjet me materialin e lartpërmendur, si dhe një numër skedarësh të tjerë pornografikë që paraqisnin djem të mitur rreth moshës 5 vjeç.

Para policisë, daja i fëmijëve dyshohet se i pranoi akuzat, duke pretenduar se bëri gjithçka që bëri për të kënaqur 40-vjeçarin, ndërsa 40-vjeçari dyshohet se mohoi pjesëmarrjen e tij, duke akuzuar 20-vjeçarin dhe pritet të dalë para gjyqtarit hetues të enjten.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion