I mirëmenduar deri në detaj, eksperti flet për atentatin në Sarandë, dyshimet e forta për vra'sës me pagesë ndaj Myrtajt

Aktualitet

I mirëmenduar deri në detaj, eksperti flet për atentatin në
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se atentati ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Karamuço u shpreh se autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës. Karamuço shtoi se atentati ishte i mirëmenduar.

“Lidhur edhe me disa atentate që kanë ndodhur në Sarandë, ishte atentati i radhës i paramenduar shumë mirë, mendoj me vrasës me pagesë, që kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës. Kanë qenë qitësa shumë të mirë, e kanë njohur mirë zonën.

Janë 3-4 grupe kriminale që sundojnë prej vitesh qytetin e Sarandës, janë të lidhura kryesisht me shërbimet publike, hotelerike, deri në administrimin e vijës bregdetare. Favorizimin e këtyre grupeve e ka një rrjet i gjerë institucionesh, kanë lejuar që këta të krijojnë një monopol.

Ka pasur përplasje mes grupeve, përkrahje të autorëve të krimeve. shtë e pamundur për ta administruar rendin dhe sigurinë e një prishjeje të ekuilibrit midis këtyre grupeve në atë qytet.”, theksoi ai

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion