Krimi me dy të vdekur në familjen në Konispol, a ka gisht djali në vrasjen e prindërve? Policia heton pistën

Aktualitet

Krimi me dy të vdekur në familjen në Konispol, a ka gisht djali

Zbardhen të tjera detaje rreth krimit të rëndë, me dy të vdekur në Konispol.


Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se pavarësisht dyshimeve të para, ku u tha se Huso Islamaj vrau gruan e tij me sëpatë, shtetasen Shano Islamaj, dhë pas konfliktit me djalin e tij, u rrëzua nga shkallët dhe për pasojë humbi jetën, policia hedh dyshime dhe për një tjetër version. Duke iu referuar burimeve hetimore, policia po heton dhe djalin e cciftit, shtetasin Klement Islamaj, pasi nuk përjashtohet që mund t’i ketë vrarë prindërit.

E moshuara, sipas policisë, humbi jetën nga goditja më sëpatë, ndërsa 69-vjeçari pas rrëzimit nga shkallët. Aktualisht, trupat e pajetë të burrë e grua ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë transportuar në morgun e spitalit të Sarandës. Sakaq, 40-vjeçari, i cili jetonte bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tyre, aktualisht është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, mbi detajet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion